Jessie J pëson abort: Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete...

Jessie J pëson abort: Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete…

NULL NULL
2 weeks më parë

Jessie J ka dhënë një lajm të hidhur.

Këngëtarja 33 vjeçare ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale me një test shtazënie, transmeton Klankosova.tv.

Ajo zbuloi se ishte shtatzënë, por sapo e kishte humbur fëmijën.

“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht, por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë’. Deri dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të kaluar koncertin, pa u prishur. Pasi bëra kontrollin e tretë më thanë se nuk kishte rrahje zemre”, ka shkruar ajo.

“Ndihem sikur nuk kam kontroll mbi emocionet e mia. Mund të pendohem që e postova këtë, ose ndoshta jo, në fakt nuk e di. Ajo që di është se dua të këndoj sonte, jo sepse po shmang pikëllimit, por sepse kjo do më ndihmoj. E di që disa njerëz do të mendojnë se thjesht duhet ta anulojë atë. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Fillova të këndoj kur isha e re nga gëzimi, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë sipas mënyrës time”, vazhdoi ajo.

“Dua të jem e sinqertë dhe e vërtetë dhe të mos e fsheh atë që ndiej. Unë e meritoj atë. Dua të jem aq sa mundem në këtë moment. Jo vetëm për audiencën, por për mua dhe fëmijën tim të vogël që e bëri atë më së miri. E njoh veten dhe e di që do të flisja për këtë në skenë, sepse kjo jam unë. Pra, në vend të një fjalimi emocional me lot, duke u përpjekur të shpjegoj energjinë time. Kjo është më e sigurt.  Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri. Unë jam ende në shok, trishtimi është i madh. Por e di që jam e fortë dhe e di që do të jem mirë”, tha këngëtarja.

“E di gjithashtu se miliona gra në mbarë botën e kanë ndier këtë dhimbje dhe shumë më keq. Ndihem e lidhur me ato që nuk i njoh dhe ato që i njoh. Është ndjenja më e vetmuar në botë. Kështu që do të shihemi sonte LA”, shkroi ajo mbrëmë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)