Jessie J operohet në gji pas diagnozës me kancer, ndan pamje nga spitali NULL NULL 24.06.2025 08:28 24.06.2025 08:28 Jessie J ka bërë një përditësim shëndetësor me fansat e saj teksa zbuloi operacionin e kancerit të gjirit. Këngëtarja 37-vjeçare, foli në rrjete sociale pasi gjatë muajit qershor zbuloi diagnozën e saj të kancerit, transmeton Klankosova.tv. Duke ndarë fotografi në një shtrat spitali, ajo zbuloi se ishte operacuar dhe ndau pamje me djalin e saj dhe partnerin, Chanan Colman. “Ky postim përmban uljet dhe ngritjet e sinqerta të 48 orëve të fundit. Unë do të tregoj gjithmonë pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj. Falënderoj kirurgun tim dhe të gjitha infermieret që u kujdesën për mua dhe të gjithë familjen time/miqtë e mi që erdhën për vizitë”, shkroi ajo. Ajo shtoi se është kthyer në shtëpi duke shkruar: “Tani jam në shtëpi, për të pushuar dhe për të pritur rezultatet”. View this post on Instagram A post shared by Jessie J (@jessiej) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 1 month