Jessie J e konfirmon ribashkimin me Channing Tatum (VIDEO) NULL NULL 26.01.2020 09:02 26.01.2020 09:02 Këngëtarja e njohur, Jessie J, e ka konfirmuar ribashkimin e saj me aktorin, Channing Tatum, transmeton Klan Kosova. Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Instagram , ka shkruar se dashuria e saj për Tatum rritet vazhdimisht në mënyra të ndryshme. “Lumturi çdo kund brenda dhe jashtë. Unë të dua ty shumë i dashur. Mënyra që më do ti mua dhe unë ty, dhe si ndjehemi ne janë më të rëndësishmet”, ka shkruar Jessie. Në këtë video të publikuar ata të dy duken e puthur njëri-tjetrin. Jessie dhe Tatum për herë të parë u panë bashkë në tetor të vitit 2018 dhe u ndan nga njëri-tjetrit tek pas një viti në dhjetor të vitit 2019. Një burim për People pas ndarjes së çiftit kishte theksuar se “Ata nuk kishin vend për dramë. Ata vendosën t’i ndajnë rrugët e njëri-tjetrit dhe mbetën shokë të mirë”. https://www.instagram.com/p/B7wb1JMDqlC/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.