11:30, 25 Janar 2020

Channing Tatum dhe Jessie J janë fotografuar për herë të parë bashkë pas ndarjes së bujshme të tyre.

Aktori i “The Magic Mike”, 39-vjeç dhe pop-ylli, 31-vjeç, shijuan një shëtitje rrugëve të Los Angeles, duke konfirmuar se janë sërish bashkë, shkruan TheSun.

Çifti u panë shumë të afërt dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Një burim tha për “E! News” dhe dyshja janë ribashkuar pas disa javëve qëndrim larg njëri-tjetrit.

Çifti i famshëm i kishte dhënë fund lidhje së tyre më 2019, por mbetën miq në rrjete sociale, madje komentonin në fotografitë e njëri-tjetrit javët e fundit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë