Jessie J bëhet nënë për herë të parë NULL NULL 20.05.2023 09:46 20.05.2023 09:46 Jessie J ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë. Krijuesja e hiteve e mirëpriti ardhjen e djalit me të dashurin e saj, basketbollistin Chanan Safir Colman, me të cilin mendohet se ka qenë në një lidhje dashurie prej një viti. 35-vjeçarja, përmes një postimi në Instagram, zbuloi se lindi një javë më parë. Ajo shtoi se dashuria që ndjen për fëmijën e saj është ‘e papërshkrueshme’ dhe ishte ‘mirënjohëse’ që ai erdhi shëndosh e mirë në jetë. “Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im hyri në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme. Unë po fluturoj. Ai është magjik. Ai është të gjitha ëndrrat e mia të realizuara. Ai është e gjithë bota ime. Ai dhe unë të dy ia dolëm shkëlqyeshëm. Unë po thith çdo sekondë dhe ende nuk mund ta besoj se ai është i vërtetë, këtu dhe i imi. Jam shumë mirënjohëse. Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Do të rikthehem në Instagram kur të jem gati”, ka shkruar Jessie J në Instagram. Jessie ka treguar më parë se të bëhej nënë është “gjithçka që ka dashur ndonjëherë”, me shtatzëninë që vjen 13 muaj pasi ajo pësoi një abort në nëntor 2021. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 2 days
Ndërkombëtar Russell që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale, performoi para 2 mijë fansave 4 days