Jericho publikon “Ëndërr e Prerë” (VIDEO) NULL NULL 21.03.2019 22:00 21.03.2019 22:00 Rock grupi Jericho ka publikuar këngën e tyre më të re që mban titullin “Ëndërr e prerë”. Kënga e tyre më e re bazohet në poezinë e poetit të njohur Dritëro Agolli.. Ata kishin njoftuar ditë më parë se kjo këngë ishte emocionalisht puna më e rëndë që e kanë bërë ndonjëherë. “ ‘ËNDËRR E PRERË’ me titull nga poezia e DRITËRO AGOLLIT është kënga e radhës e JERICHO-s, videoklipin e së cilës e realizuam në bashkëpunim me aktorin nga Prizreni, XHEVDET DODA, i cili me lojën e tij i dha kuptim këtij projekti”. Madje djemtë e grupit kishin shprehur edhe zhgënjimin dhe dhimbjen e tyre për të ardhmen e Kosovës. “Është hera e parë që ndjehemi totalisht të pashpresë për të ardhmen e vendit tonë. Është i pabesueshëm dhe i trishtë rrugëtimi jonë prej 1999 deri në 2019, prej “This is my home” përplot jetë e ëndrra në “Ëndërr e prerë”. Atë çfarë as armiqtë tanë nuk munden ta thyejnë, “shpresën për ditë më të mirë’, e thyen dhe shkatërruan akterët politikë shqiptarë të të gjitha partive PA DALLIM, në bashkëpunim me oligarkët e bizneseve duke mosrespektuar as më të paktën e dinjitetit njerëzor, të natyrës, ajrit e ujit e ambientit që na rrethon, në të cilën frymojmë dhe jetojmë!”. Jericho që njihet për këngët që shprehin rebelimin për gjendjen aktuale në vend ka thënë se thelbin e këngës së tyre më të re e përshkruajnë më së miri katër vargjet e fundit të poezisë “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit. “Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh Ne ëndërronim nje vdekje më të mirë Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës”. Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare. Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna. Tekstet e këngëve të tyre në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë. Të gjitha këngët e Jerichos trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit. Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ketë një publik rreth vetes është ”Don’t f*** with Albanians”. Grupi “Jericho” njihet për këngët si “Shkaba”, “Nëntor i ftohtë”, ”Zgjohu”, ”Tomlin e nonës”, ”Kur do t’pushojë kjo kangë”, ”Albanian Rhapsody” dhe shumë të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 15 orë më parë