Jepmë thjeshtësi, jepmë qartësi NULL NULL nga Lum Gashi 25.07.2022 17:30 nga Lum Gashi 25.07.2022 17:30 Verlyn Klinkenborg është profesor në Yale dhe përpos që ligjëron për shkrimin kreativ, ai e ka shkruar edhe një libër këshillash se si të shkruajmë qartë dhe se si, sipas tij, ta përcjellim si është më së miri atë që e mendojmë dhe atë që duam ta shprehim. Prandaj ai lobon që fjalia të jetë pothuajse gjithmonë e shkurtër dhe e kontrolluar në mënyrë që mendimi dhe e bukura të mos e humbë fillin përgjatë shtrirjes së një fjalie. Ritmi dhe rrjedhshmëria e fjalive te një libër është privilegj dhe kënaqësi e lexuesit, por për Klinkenborgun krijimi i asaj rrjedhshmërie duhet të jetë një proces mjaft kërkues dhe jo aq natyral për shkrimtarin deri ta sjellë shkrimin e tij në atë gjendje. Më shumë se sa kufizim brenda rregullave, ai e konsideron librin e tij si çlirues të shkrimtarit ndaj rregullave, ndaj nevojës për të imituar ndikuesit e vet. Përmes rishqyrtimit, revizionit, përtypjes së fjalisë në kokë para hedhjes së saj ne letër, ai kërkon që shkrimtari të bëhet i vetëdijshëm për secilën fjali që e shkruan, të sigurohet se ajo fjali vërtet po e thotë atë që shkrimtari e ka për qëllim. Për të, shkrimi është më shumë aftësi e përsosur nga stërvitja se sa që është dhunti, dhe ai kërkon që shkrimtari, pasi ta ketë ngritur vetëdijen e vet mbi botën përreth tij, të njëjtën gjë ta bëj edhe te lexuesit në aktin e tij të së shkruarit. Një gjë e komplikuar në librin e tij mbetet dilema e autoritetit në të shkruar – përzgjedhja e autorit se çfarë dhe si ta shkruajë, ojnat e një lexuesi që mund ta braktisë librin në gjysmë kur i duket bajat apo jointeresant – por ai thotë se autoriteti “është një tjetër term për lidhjen implicite midis shkrimtarit dhe lexuesit”. Ka një konkludim të fuqishëm nga Klinkenborg kur thotë se vetë misioni i tij në shkrimin kreativ është se si t’i bëjë studentët e tij të jenë lexues më të mirë se sa shkrimtarë më të mirë, sepse eventualisht një lexues i mirë ia hap vetes një shteg të gjatë drejt përsosjes së zejes prej shkrimtari. Cila ishte forca që ju shtyu ta shkruani librin – ajo e lexuesit apo e shkrimtarit? Paj në të vërtetë ishte forca ime si mësues sepse ka shumë vite që ua mësoj njerëzve shkrimin kreativ për fiksion dhe jofiksion. Dhe lindnin të njëjtat pyetje secilës herë. Andaj u ula më 2010 apo 2011, nuk e di se cili vit ishte. E fillova librin vetëm që realisht t’i nxjerr të gjitha idetë që më ishin shfaqur gjatë kohës sa po jepja mësim përgjatë 25 vjetëve. Në një pikë, ishte madje shumë zbavitëse që ta ftilloja sepse nuk doja që ta shkruaja një libër të zakonshëm. Doja që të dukej sikur po ju flisja direkt juve, lexuesit, dhe sikur ju ishin në zyrën time dhe po më dëgjonit. Dhe mendoj që kjo ishte efikase në afat të gjatë. Shqetësimi im kryesor ishte, nëse e shkruaj këtë libër, a do të supozojnë studentët e mi që kjo është përmbajtja e orëve të mia mësimore? Mirëpo, ajo që në të vërtetë ngjau ishte që posa shkrova librin, ne u larguam nga të gjitha ato ide dhe u zhytëm në krejt gjërat e tjera në klasë. Andaj kjo ka qenë vërtet shumë mirë. Qëllimi i librit – si set rregullash apo grumbull këshillash? Është më shumë këshillë, dhe më shumë ka të bëjë me shmangien e rregullave sepse shumë njerëz, kur ua mësojnë shkrimin, i përbrendësojnë krejt këto rregulla dhe stereotipa se si funksionon të shkruarit. Dhe e zbulova që asnjëra realisht nuk është e vërtetë. Për mua, pjesa e rëndësishme është që të vazhdojmë së krijuari sensin e lirisë në një shkrimtar që sapo ka filluar të shkruajë – në mënyrë që të jenë të lirë për të eksperimentuar, të lirë për të zbuluar se çfarë u përshtatet, sepse çfarë funksionon si rregull për juve, mund të mos funksionojë si rregull për mua. Janë ca gjëra që mund të sugjeroj që janë universalisht të dobishme, mirëpo pjesa më e madhe është më shumë çështje e vetë studentit që ta gjejë se çfarë i përshtatet në veçanti. Cilët autorë i vlerësoni më së larti për nga stili i shkrimit dhe pse? Oh shumë njerëz të ndryshëm. Joan Didion, John McPhee, sepse jam trajnuar historikisht, doktorata ime është në letërsinë angleze dhe shkon deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Mirëpo përfshin shumë modele të hershme si Joseph Addison dhe Richard Steele, Samuel Johnson, e madje edhe John Miltonin; realisht, e tërë forca e letërsisë angleze deri në ditët e sotme. Dhe mendoj që ekziston kjo tendenca për t menduar që ka shkrimtarë të caktuar të cilët janë kanonikë, të cilët kanë një stil të pastër të cilin mund ta imitojmë, mirëpo ne mund të huazojmë gjëra nga pothuajse secili që shkruan. Prapë, është njëra nga ato gjërat që: përderisa studentët po lexojnë, përderisa ata po e ekspozojnë veten e tyre ndaj shkrimtarëve të rinj dhe profesionistëve të rinj, nuk jam aq i shqetësuar se a po i merrni shkrimtarët më të rëndësishëm apo jo. Mirëpo, ata të cilët më kanë mësuar më së shumti kanë qenë Joan Didion, John McPhee, John Cheever. Në jofiksion, A.J. Leebling, gazetari i madh i The Ne Yorker. Këta ishin ata të cilët realisht më ndihmuan të shoh se çfarë mund të bëjë jofiksioni. Por, a nuk është e bukura e letërsisë që stile të ndryshme apelojnë te njerëz të ndryshëm? Absolutisht. Njëra prej mënyrave se si mund t’jua dëshmoj këtë është që në orët e mia, nga ku edhe ka lindur ky libër, kurrë s’u jap studentëve detyra E kam fjalën, ata duhet që të shkruajnë secilën javë për mua, mirëpo ata vendosin se për çfarë duan të shkruajnë, e që nuk ka qenë kryesisht përvoja e tyre. Kryesisht, atyre u është thënë për çfarë të shkruajnë deri në kolegj. Dua që ta di se në çka jeni të interesuar. Shkruani për atë që jua ndien. Ma dëshmoni që bota në të cilën ju jetoni ka rëndësi për ju. Dhe kjo është mjaft shumë, realisht. Caku im përfundimtar është që t’u ndihmoj studentëve ta kuptojnë se kur u intereson diçka, ta kuptojnë kur diçka i lëviz apo i inkurajon që të flasin haptas. Dhe nuk ka ndonjë motiv politik që fshihet prapa. Nuk as motiv identiteti për këtë. Ju mund ta përdorni këtë për gjithçka, në thelb. Andaj, është realisht vetëm çështje e të siguruarit që studentët po u kushtojnë vëmendje instinkteve të tyre. Mund ta them kështu. “Autoriteti i përket lexuesit” – sipas kësaj, a rrezikon shkrimtari të bëhet konformist? Jo, sepse ka shumë lloje të ndryshme të lexuesve. Ka lexues që e lexojnë vetëm letërsinë më të sofistikuar dhe lexues që lexojnë vetëm romane romancë. Ka shumë lloje. Dhe realisht, kur flas për autoritetin, ajo që dua të them është që lexuesi mundet gjithmonë që ta mbyllë librin dhe të largohet. Ajo që më intereson ta bëj me shkrimtarë është që t’u ndihmoj ta ndërtojnë sensin e tyre të brendshëm të autoritetit, e që është: më përket të flas për këtë gjë sepse kam bërë hulumtime sepse kam menduar për këtë gjë me shumë kujdes, sepse mund të shkruaj mirë. Është vërtet tentim për ta ndërtuar një sens të përgjegjësisë dhe llogaridhënies te shkrimtarët e rinj, të cilët, prapë, lexuesi e ka të drejtën të vendosë, se a është i interesuar në temat e tyre. Mirëpo, fakti është që ajo që e kam kuptuar është që kur studentët mund të bëhen profesionistë shumë të mirë, kur mund të shkruajnë vërtet shumë mirë, njerëzit do t’u kushtojnë vëmendje. Një gjë e tillë do të ndodhë. Joan Didion Si të bëhemi lexues më të mirë? I kam pyetur studentët e mi për këtë. Sa kohë mendoni se keni kaluar duke lexuar përgjatë rinisë suaj? Përgjigja është orë e orë e orë e orë. Mirëpo, sa prej kësaj kohe ata e kanë kaluar duke e vrojtuar prozën të cilën e lexonin? Se si funksionoka kjo fjali? Është pothuajse sikur nëse lexojmë, e largojmë vëmendjen nga gjuha dhe disi vetëm lëvizim përgjatë librit. Prandaj, njëra prej mënyrave të së përmirësuarit si lexues është që t lidheni për mënyrën se si shkruani. Nëse ju duket një pasazh interesant, ndaloni dhe ekzaminojeni nga afër. Pse nuk shkuakan bashkë? Çfarë po ngjet këtu? Të lexuarit me kuriozitet më të madh kritik për të parë se cila është lidhja e bën dallimin e asaj që po e lexoni dhe asaj që po e krijoni. Do të argumentoja që ajo që vërtet po e bëj në orët e mia të mësimit nuk është që nuk po mësoj studentët e mi se si të shkruajnë, por se si të lexojnë. Gjatë revizionit, si ta gjejmë ekuilibrin duke mos shkatërruar diçka në tentim të përmirësimit? Ka shumë mënyra se si mund të flitet për këtë. Tendenca është që të përdorim njërën prej mënyrave konvencionale të së folurit për të është se cila të dalë e para, është më e mira. Nganjëherë, ndoshta, por ndjesia ime është që gjuha funksionon përmes ritmit, funksionin përmes modeleve, funksionon përmes empative. Dhe ju duhet të eksperimentoni me to. Dhe për shumë studentë, kur fillojnë të shkruajnë, ata vetëm mendojnë: ‘oh, sapo shkrova një fjali’. Mbetet aty. Dhe ideja ime është e qartë. Mirëpo, njëra prej punëve të mia është që provoj t’ua dëshmoj se sa të paqartë janë dhe t’u ndihmoj që të gjejnë mënyra që të ftillohen. Andaj, njëra prej gjërave që i bëjmë në orën e mësimit është që e përpilojmë një listë me fjali të tmerrshme, nga një prej secilit student, dhe shkojmë te secila prej tyre, dhe pyesim se ku është problemi te to? Çfarë ka ndodhur? Pse nuk po funksionin kjo fjali? Andaj, në fakt ne punojmë në revizionin si pyetje teknike. Dhe për shumicën e studentëve, kjo bëhet si njëfarë loje. Dhe vjen si një mënyrë përmes së cilës ata mund të shohin që: ‘oh, paska një fjali më të mirë të fshehur brenda kësaj fjalie të keqe’. Ose: ‘po e shoh që po tingëllon e vagët, kur në fakt, dua që të jem shumë i qartë. Është krejt çështje e praktikës. Midis versionesh të një fjalie, cilin ta zgjedhim – më të qartën, më estetiken…? Paj, përgjigja për mua është ajo që është më e qarta dhe më e thjeshta dhe më e drejtpërdrejta. dhe më literalja, ndoshta më e shkurta, sepse nëse secila fjali duhet ta bartë barrë ne të qenët estetikisht kënaqëse, ju përnjëherë ngujoheni. Dua ta shoh se ku po shkojnë shkrimet tuaja. Dua ta di se çfarë po më tregoni. Dhe shpesh momentet që vërtet ndihen estetikisht të rëndësishme, ka pak brenda një shkrimi. Nuk kanë pse të jenë shumë. Mund të jenë pak. Mirëpo, nëse mund të arrij që studentët të shkruajnë qartë, thjeshtë, literalisht, direkt, ajo që mund ta shoh është natyra e mendjeve të tyre, natyra e identitetit të tyre – e pikërisht aty buron shumë prej kënaqësisë estetike. Andaj për mua zgjedhja është gjithmonë e thjeshtë. Jepmë qartësi, jepmë thjeshtësi. Pse e nënvlerësoni fuqinë e zhanrit? E kam parë që shumë shkrimtarë ndihen që zhanri është një set rregullash se si ta krijoni një libër, apo se si ta bëni një artikull. Dhe kjo thjesht nuk është e vërtetë. Po shikuat librat e mi, është e vështirë që ta dini se të çfarë zhanri janë. Është shumë e vështirë ta dini se në cilin vend përkasin n librari. Ndjenja ime është që gjithçka që ju e përbrendësoni si set rregullash – se si ta zëmë shkon një memoar apo një biografi, mund të bëhet problematike. Ju duhet që ta testoni tërësisht dhe të siguroheni që funksionin. Prandaj prapë, është vetëm një mënyrë e të thënët, shiko, mos e pranoni pa e studiuar vet atë që jua kanë thënë se si shkon kjo punë. Provojeni vetë, eksperimentoni. Shihni nëse ekziston një mënyrë që të shkruani atë që doni ta shkruani e të cilën ndoshta ne nuk mund ta përshkruajmë në mënyrë konvencionale, mirëpo nuk kemi pse ta përshkruajmë në mënyrë konvencionale në mënyrë që ta shijojmë. Pse e kemi zor “t’i mbajmë fjalitë e shkurta”? Në fushën në të cilën unë jap mësim, e që përbëhet nga student kolegji universitar, ata i kanë mësuar që duan t’i imitojnë profesorët e tyre se si tingëllojnë. Kështu, shenj e tyre e inteligjencës është që të bëjnë fjali të mëdha e të mëdha me punë të madhe e të madhe. Dhe në një pikë të caktuar, e humbin kontrollin. Fjalitë nuk qëndrojnë dot më bashkë. Nuk kanë fort kuptim. Kështu, duke e vënë theksin te shkurtësia, unë vetëm po i nxis studentët që të kthehemi te ai vendi ku kontrollojmë gjithçka. Le të kthehemi te ai vendi ku e dini saktësisht se si shkon kjo punë. Dhe ua them këtë studentëve të mi në mënyrë të përsëritur: ‘Nuk po ju mallkoj që të shkruani fjali të shkurta përgjithmonë. Vetëm po them, le të kemi kontroll të mjaftueshëm që kur fjalitë tuaja të nisin të bëhen sërish të gjata, ato të jenë tërësisht nën kontroll’. Sepse, sinqerisht, ajo që e shoh te ata të moshës 18 dhe 22 vjeç, madje edhe në universitete të mira si Yale, është që po shkruajnë fjali që janë t ngathëta e jashtë kontrollit, dhe që realisht nuk janë shumë të sakta. Prandaj, është vetëm çështje e asaj: hajde le të kthehemi te një pjesë e hershme e arsimimit tuaj dhe të nisemi nga aty. Ç’na mundëson të jemi më origjinalë? A është edhe mosnjohja e rregullave mundësi origjinaliteti? Po, kjo është një mënyrë e mirë që ta shprehni këtë gjë. Dhe njëra prej mënyrave se si mendoj për këtë nuk është për sa i përket asaj se kë e kemi lexuar, por të themi, për shembull, që po punoj në një shkrim jofiksion për një temë të caktuar në botë. Dhe shpesh herë, është një gjë e turbullt midis asaj që e dini dhe nuk e dini. Mirëpo, nëse e keni një ide të qartë, atëherë, këto janë gjërat që ju i dini për to. Po çfarë për këto pyetje për të cilat nuk jam përgjigjur? Ose çfarë për këto gjëra për të cilat e di që nuk mund t’u përgjigjem? Epo, pastaj e kemi një formë. E kemi një ide se ku janë kufijtë e injorancës sonë. Dhe për mua, kjo është vërtet e rëndësishme sepse dua lexues. Nuk jam i përfshirë në një lojë mashtrimi ku dua ta bind lexuesin se i di të gjitha. Ajo që po provoj ta bëj është që t’ia dëshmoj lexuesit që këto janë gjërat që i di qartazi, dhe këto janë gjërat që nuk i di. Kjo është një mënyrë më e saktë e përfaqësimit të botës, për mua. Pse dështojnë disa shkrimtarë të jenë “të vëmendshëm, vrojtues dhe të vetëdijshëm”? Sa talent e sa punë është shkrimi? Jo, është vetëm stërvitje. Pothuajse të gjithë mund të shkruajnë nëse i kushtojnë vëmendje. Nëse i ktheheni bash fillimit të atij libri, do ta shihni që e them se gjëja më e vështirë është që ta dini se çfarë nuk keni thënë, dhe ta dini se çfarë keni nënkuptuar. Dhe fjala kritike aty është që ta dini se sa shumë njerëz shkruajnë dhe nuk e dinë në fakt se çfarë fjalitë e tyre kanë thënë. Ata mendojnë se e dinë se çfarë ato fjali kanë thënë, por nuk e kanë ekzaminuar me kujdes. Revizioni është vetëm akti i ekzaminimit të kujdesshëm, që të siguroheni se fjalia e bën atë që ju doni që ta bëjë, është vetëm çështje e vështirësisë së përshkrimit se sa pavetëdijshëm njerëzit shkruajnë. Shpesh i pyes studentët e mi: ‘ani, a ju ka rënë që të shkruani diçka të cilën kur e keni lexuar, nuk ju kujtohet ta keni shkruar atë fjali?’ Dhe të gjithë ata qeshin sepse e kanë bërë një gjë të tillë. Epo, si është e mundur kjo? Si është e mundur që të shkruani diçka brenda së cilës nuk ju kujtohet ta keni shkruar një fjali të cilën pikërisht ju keni qenë ai i cili e keni bërë? Prandaj, caku im është: Si ta kemi këtë vetëdije totale të asaj që e kemi bërë dhe çfarë do të thotë kjo, dhe si funksionon – dhe si na ndihmon që ta përmirësojmë? Si të vendosim se çfarë të përfshijmë në shkrim prej gjërave që i kemi vënë re/vrojtuar? Kjo është një gjë goxha individuale. Dy njerëz mund të ecin në pyje dhe një person sheh kërpudha në tokën e pyllit, ndërkaq tjetri i dëgjon zogjtë në ajër. Ka të bëjë me atë që na ndan si individë. Sa më shumë që t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si i vëreni gjërat në botë pa menduar që është një mënyrë se si ju duhet t’i vëreni ato, atëherë jeni më të prirë që t’i shihni gjërat që duken origjinale, të reja dhe të freskëta. Ato mund t’u mbivendosen gjërave që njerëzit tjerë i ndiejnë, por edhe mund të mos u mbivendosen. Por mendoj që ajo që dua ta them kur flas për “mos u brengosni aq shumë për kuptimin” është që shoh shumë shkrimtarë që duan ta shohin botën dhe pastaj të prodhojnë predikime të vogla apo një metaforë që nënkupton diçka për mua. Puna jonë është që të jemi dëshmitarë të botës, ta japim dëshminë tonë për botën. Dhe kjo mjafton. Si ta justifikojmë autoritetin tonë në gjërat që nuk duam t’i përfshijmë në libër? Kjo është një pyetje e mirë sepse çfarë është e rëndësishme është që të gjithë jemi të angazhuar si shkrimtarë ose si artistë në aktin e përzgjedhjes. Ne i përzgjedhim këto gjëra, dhe këto tjerat jo. Kjo e bën librin tonë të duket ashtu si duket. Ekziston gjithmonë presioni i kohës dhe i energjisë e hapësirës që ju detyron që të merrni vendime të vështira se çfarë do të hyjë në atë që ju e shkruani. Dhe këto vendimet janë nganjëherë taktika shumë të rëndësishme. Nganjëherë, janë shumë më shumë individuale. Mirëpo, ju jeni gjithmonë duke zgjedhur, gjithmonë jeni duke vendosur se çfarë të përfshini e çfarë jo. Dhe lexuesit të cilët më kanë thënë gjëra të tipit “Pse nuk ke folur për këtë gjë? Pse nuk ke folur për atë gjë? Pse nuk e ke shprehur kështu?”, epo, ndoshta ashtu do të ishte libri juaj. Ndoshta ai është libri që ju duhet ta shkruani. Por unë e kam bërë punën time më të mirë me librin që jua kam dhënë, dhe shpresoj që kjo të ketë pasur njëfarë kuptimi. Ritmi dhe rrjedha – sa të përbashkëta gjeni midis kompozicionit muzikor dhe atij tekstual? Epo, rrjedha është një gjë e komplikuar. Është ajo që lexuesit e përjetojnë kur lexojnë. Nganjëherë, na nevojitet sa i përket shtrirjes së vëmendjes së krijuesit. Nganjëherë, ju vërtet vetëm përfshiheni në atë që jeni duke e bërë, dhe është diçka shumë e përfshirë. Por jo, më pëlqen analogjia me muzikën. Më pëlqen mënyra se si, në fakt, ritmi mbivendos midis muzikës dhe prozës dhe po ashtu tonalitetit. Mirëpo, njëra prej gjërave që më duket gjithmonë interesante kur flas me shkrimtarët e rinj në moshë kolegji është që ata nuk e dinë se rave që më duket gjithmonë interesante kur flas me shkrimtarët e rinj në moshë kolegji është që ata nuk e dinë se çfarë dinë. Ata nuk e dinë fort mirë se çfarë duan të bëjnë. Dhe i pyeta: A keni ndonjëri prej jush miq që janë violonçelist apo violinistë në shkollë muzike? Dhe përgjigja është shpesh, po. Ata fëmijë të moshës së njëjtë e dinë saktësisht se sa të mirë janë. E dinë saktësisht se sa janë të shkathtë teknikisht. Ata janë. Kanë praktikuar që kur i kanë pasur nga gjashtë vjet. Ndërkaq, kur vijnë shkrimtarët e rinj, ata veԭse ia kanë nisur. Nuk ia kanë idenë. Për mua është: ‘le të jemi po aq të disiplinuar sa ata muzikantë të rinj. Le të praktikojmë. Le të punojmë në këto gjëra. Le të eksperimentojmë. Le të bëhemi vërtet të vetëdijshëm që duhet të jemi të mirë në këtë punë’. Cila është fuqia përfundimtare e shkrimtarit te lexuesi? Mendoj që fuqia përfundimtare është që, prapë, ta rrisim vetëdijen e lexuesit për botën në të cilën jeton. Pasi punoj në fiksion dhe jofiksion, puna ime është që të sigurohem që lexuesit, kur të më lexojnë mua, të shohin diçka që nuk e kanë vënë re më parë. Diçka që është shumë skenike ose shumë personale. Diçka që është shumë mjedisore apo gjë e ndërlikuar ekologjike. Nuk ka rëndësi se çfarë është. Nganjëherë, është një gjë shumë mjedisore ose gjë e komplikuar ekologjike. Nuk ka rëndësi. Mirëpo, poenta është, që ne të gjithë po i ndajmë tregimet. Po i ndajmë vetëdijet tona. Dhe nëse mund ta bëjmë mirë këtë, atëherë do të jemi krejtësisht më njerëzor se sa në ndonjë situatë tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024