Jepen me koncesion edhe lejet e qarkullimit NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Sikur të mos mjaftonte tmerri që duhet të kalojnë shoferët që duhet të kolaudojnë makinat e tyre tek pikat e një koncesionari që premtoi shumë gjëra dhe pak bëri, tashmë qeveria ka në plan të japë me koncesion edhe lejet e qarkullimit. Qeveria ka vendosur të kalojë tek privati një ndër procedurat kryesore në rastin e blerjes apo importimit të makinave. Me vendimin e djeshëm i është dhënë e drejta Ministrisë së Transportit që të përzgjedhë një kompani për të kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në Shqipëri. Bëhet fjalë për kontrollin teknik që duhet të bëjë çdo makinë para se të marrë lejen e qarkullimit. Ky kontroll deri më tani bëhej nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton Gazeta Mapo.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 8 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 11 minuta më parë