16:46, 1 Mars 2020

Humbjet e fundit, si dhe dështimi i hershëm në Kupën e Kosovës, kanë bërë që KB Prishtina të mbetet pa trajner.

Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga faqja zyrtare e KB Prishtina përcjell Klan Kosova.

“Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar.

“Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e fundit nga Prishtina.

Ky është trajneri i dytë që largohet këtë edicion nga Prishtina, pasi para Hojc, ishte larhuar pejani, Bujar Loci.

Konkurs Pune

Lexo më shumë