Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit Gentian Mezani

Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit Gentian Mezani

NULL NULL
2 muaj më parë

Ka dhënë dorëheqjen trajneri i Gjilanit Gentian Mezanit.

Dorëheqja e Mezanit erdhi pas mbledhjes së kryesisë së klubit.

“Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit. Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar”.

Aktualisht Gjilani gjendet në vendin e katërt në Superligën e Kosovës në futboll me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje.

Postimi i plotë:

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.
Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.
SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.
Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.
SC Gjilani
Gjilan 30 Nëntor