Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e X NULL NULL 09.07.2025 18:19 09.07.2025 18:19 Linda Yaccarino njoftoi se po tërhiqet nga roli i saj si drejtoreshë e X. Ajo nuk ka dhënë arsye se pse ka vendosur të tërhiqet nga ky post. “Pas dy vitesh të jashtëzakonshme, kam vendosur të jap dorëheqjen si Drejtore Ekzekutive e X”, shkroi ajo. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin e X – kthesa historike e biznesit që kemi arritur së bashku ka qenë thjesht e jashtëzakonshme”, tha Linda. Musk dhe Yaccarino kishin udhëhequr një iniciativë për ta ribërë plotësisht kompaninë – e cila atëherë njihej si Tëitter – me gjigantin e teknologjisë që paralajmëronte se platforma ishte shumë e “zgjuar”. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Yaccerinon. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.