Jennifer Lopez shtatzënë? NULL NULL 03.08.2016 20:20 03.08.2016 20:20 Mos prisni që Jennifer Lopez të ndalojë së punuari – madje edhe nëse është shtatzënë! Siç raporton revista Life & Style, 47-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të tretë me të dashurin Casper Smart dhe është tejet e lumtur me këtë lajm, por bëhet e ditur se nuk do ta lejojë këtë fakt që ta pengojë karrierën e saj, transmeton Klan Kosova. “Ajo thotë se do të pushojë kur do t’i duhet, por nëse mjekët nuk i thonë ta bëjë këtë, ajo do të kërcejë e vallëzojë sa më shumë që mundet”, zbulon një burim i afërt me këngëtaren. Kjo nuk do të duhej të na çudiste, meqë në shtatzëninë e kaluar ajo punoi deri në muajin e shtatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.