Jennifer Lopez dhe Ben Affleck 'çmendurisht të dashuruar', planifikojnë të ardhmen së bashku

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ‘çmendurisht të dashuruar’, planifikojnë të ardhmen së bashku

NULL NULL
1 week më parë

Jennifer Lopez mendon se asaj dhe Ben Affleck “u është dhënë një shans i dytë” në marrëdhënien e tyre.

Kështu po tregon një burim i PEOPLE, sipas tij dyshja “janë çmendurisht të dashuruar” dhe “dashuritë e jetës së njëri-tjetrit”.

Burimet i tregojnë gjithashtu PEOPLE se djali i Lopez, Max dhe vajza Emme, 13 vjeç, “po njohin ngadalë” Affleck, dhe se “gjithçka duket se po funksionon normalisht”, transmeton Klankosova.tv.

Çifti fillimisht u takuan në korrik të vitit 2002 dhe u fejuan atë nëntor, derisa planifikonin dasmën në shtator të vitit 2003. Në fund ata e prishën fejesën në janar të vitit 2004. Kurse në prill u panë për herë të parë duke kaluar kohë së bashku përsëri.