Jennifer Lopez akoma beson në martesë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lopez akoma beson në martesë

NULL NULL
16/03/2018

Jennifer Lopez dëshiron akoma ta vë unazën e martesës.

Aktorja dhe këngëtarja ka folur për jetën intime dhe lidhjen e saj me Alex Rodriguez, e nëse ka një martesë në horizont në numrin e revistës “Harper’s Bazarr” të muajit prill.

“Besoj në martesë”, ka thënë Lopez – e cila ka tre ish-bashkëshortë dhe është propozuar për martesë pesë herë.

“Dua të plakem me dikë që është i përkushtuar në lidhjen tonë – por nuk po dua të imponoj tani për tani asgjë”.

Lopez 48 vjeçare ka thënë poashtu se ajo dhe Rodriguez janë në rregull kur bëhet fjalë për përkushtimin ndaj njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.

“Ne komunikojmë shumë mirë. E kuptojmë jetën e njëri-tjetrit, ashtu sikur shumica e njerëzve nuk do të mundnin. Ne të dy jemi bërë fytyra publike në moshën 20 vjeçare dhe kemi arritur e jemi sforcuar shumë qysh nga fillimi. Kjo pa dyshim ka ndikuar në dinamikën e jetës tonë, në marrëdhëniet me familjen, miqtë, në punën tonë”, ka thënë Lopez, transmeton Klan Kosova.

Lopez ka thënë se po jeton ditët më të mira të jetës së saj dhe se ajo është e fokusuar vetëm në gjëra pozitive.

“Jam e re dhe koha ka ndaluar. Ia them këtë vetës secilën ditën, disa herë në ditë. E di se tingëllon klishe por nuk është. Mosha është vetëm në mendjen tëndë, shiheni Jane Fonda”, ka deklaruar ylli.

Për jetën e saj dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit, ka folur edhe Rodriguez.

“Ajo ka disa gjëra që asnjëherë nuk bën kompromis – duhet të flejë patjetër 8 deri 10 orë. Nuk pi alkool, nuk pi duhan. Jeton shëndetshëm”, ka thënë 42 vjeçari.