Jennifer dhe Liam të dashuruar? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer dhe Liam të dashuruar?

NULL NULL
03/10/2015

Duket që yjet e “Hunger Games”, Jennifer Lawrence dhe Liam Hemsworth, përfundimisht janë gati që ta bëjnë zyrtare.

Dyshja kanë qenë të lidhur në mënyrë disi romantike gjatë xhirimeve të filmit, por Hemsworth në atë kohë ishte i fejuar me Miley Cyrus dhe Lawrence ishte e lidhur me aktorin Nicholas Hoult, pra koha nuk ishte në favor të tyre.

Por tani, OK! Magazine raporton se ata i kanë filluar hapat e parë të një lidhjeje romantike.

“Jennifer po e telefonon Liam gjatë gjithë kohës, veçanërisht gjatë natës”, i ka thënë një burim revistës, transmeton Klan Kosova.

Që kur filmi i tyre i përbashkët ishte publikuar në vitin 2012, ata kanë qenë gjithnjë të afërt. Përderisa Hemsworth ka qenë beqar së fundmi, Lawrence ishte në një lidhje jo shumë stabile me vokalistin e grupit muzikor Coldplay dhe ish bashkëshortin e Gwyneth Paltrow, Chris Martin.

A do të mund ta shohim Katniss dhe Gale si çift edhe në jetën reale?