Jennifer Aniston hedh votën drejt Joe Biden dhe Kamala Harris: Për dashurinë dhe mirësjelljen NULL NULL 03.11.2020 10:39 03.11.2020 10:39 Aktorja e njohur e Hollywood-it, Jennifer Aniston, njihet më shumë për rolin e saj si Rachel Green në serialin e famshëm ”Friends”. Por nga pikëpamja politike, së fundi ajo bëri të ditur se e mbështet kandidatin demokrat për President të SHBA-së, Joe Biden, njofton Klan Kosova. Lidhur me këtë ajo madje ka dëshmuar ditë më parë përmes disa fotografive, se ka hedhur votën e saj në kutinë postare në favor të Joe Biden. ”Hodha votën time për Joe Biden dhe Kamala Harris, dhe atë e bëra herët. Unë votova për ta sepse tani ky vend është më i ndarë se kurrë më parë. Tani për tani, disa burra në pushtet po vendosin se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë gratë me trupat e tyre. Presidenti ynë aktual ka vendosur që racizmi nuk është çështje diskutimi”, shkruan Aniston. Amerikanët sot do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur president Donald Trump apo Joe Biden. Votat e tyre do t’iu bashkohen më shumë se 99 milionë të tjerave që deri më tani janë hedhur për këta kandidatë, njofton Klan Kosova. ”Ai (Donald Trump) e ka injoruar shkencën në mënyrë të përsëritur dhe publike…shumë njerëz kanë vdekur. E gjithë kjo gjë nuk ka të bëjë me një kandidat ose me një çështje të vetme, ka të bëjë me të ardhmen e këtij vendi dhe të botës. Votoni për të drejtat e barabarta të njeriut, për dashurinë dhe për mirësjelljen”, shton ajo tutje. Derisa zgjedhjet po mbahen në pandemi, 9.3 milionë amerikanë janë të infektuar me COVID-19. Pikërisht, kjo temë ishte pika më e nxehtë e debateve presidenciale dhe fushatave që tani ka përfunduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025