Jennifer Aniston kapet në Mallorca më Jim Curtis NULL NULL 09.07.2025 09:21 09.07.2025 09:21 Jennifer Aniston është fotografuar gjatë pushimeve së fundmi. Aktorja 56-vjeçare u pa me Jim Curtis, një hipnoterapeut, auto dhe trajner jete, transmeton Klankosova.tv. Pos tij, në udhëtim ishin edhe Jason Bateman dhe gruaja e tij, Amanda Anka. Të gjithë, ndodhen në Mallorca të Spanjës. Fotografitë nga DailyMail tregojnë Jenniferin dhe Jim, së bashku me Jason dhe Amanda, duke hipur në një furgon. Jim dhe Jennifer ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Ajo gjithashtu “pëlqeu” një video që ai postoi vetëm 6 ditë më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.