Jenna Dewan pas ndarjes nga Channing Tatum po gjen mbështetje nga familja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jenna Dewan pas ndarjes nga Channing Tatum po gjen mbështetje nga familja

NULL NULL
12/04/2018

Jenna Dewan po gjen mbështetje tek familja e saj pas ndarjes me Channing Tatum.

Sipas një burimi për revistën “People”, aktorja ka kaluar gjithë vikendin me familjen e saj në Santa Barbara.

“Jenna është në rregull. Ajo duket e relaksuar që ata të dy kanë bërë publike ndarjen e tyre. Ajo po e vazhdon jetën e saj zakonshëm”, ka thënë ky burim.

Dewan së fundmi është parë duke shkuar në palestër dhe po vazhdon punën në projektin e radhës “Mixtape”, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohë, të shtunën, aktorja është parë në Los Angeles pa unazën e saj të martesës.

Një burim i dytë për revistën “People” ka thënë se tashmë se agjendat e ngjeshura t ëish-çiftit kanë kontribuar në vendimin e tyre për tu ndarë.

Tatum dhe Dewan për momentin janë fokusuar në rritjen e vajzës së tyre katërvjeçare, Everly.