9:25, 23 Korrik 2019

Shumë njerëz, ndihen në siklet kur e ndjejnë që janë skuqur, sepse ky reagim trupi i bën të duken të turpshëm dhe të pasigurt. Gjithsesi, realiteti është ndryshe nga ç’e dimë ne.

Kur një njeri skuqet, bëhet automatikisht më i besueshëm dhe më i sinqertë në sytë e të tjerëve.  Ka shumë arsye pse skuqja nuk tregon shenjë dobësie, siç deri më tani mendonim të gjithë.

Jemi qenia e vetme që skuqemi dhe Darvin e ka quajtur si shprehinë më njerëzore nga gjithë të tjerat që bën trupi. Kjo sepse skuqja shërben si mekanizëm që njeriu krijon kur ndihet i turpëruar ose në faj.

  1. Bëheni më tërheqëse për seksin e kundërt.

Ai do të marroset pas jush sapo t’ju shohë faqet e skuqura (sigurisht nëse s’keni vënë make up). Ky gjest reflekton ndjeshmëri dhe krijon një lloj intimiteti me seksin e kundërt.

  1. Ata që skuqen janë më të besueshëm për të tjerët.

Të tillë njerëz konsiderohen më bujarë dhe më të besueshëm, pasi skuqja në fytyrë është një shenjë virtyti që lind në mënyrë natyrale.

  1. Gjestet tona zbulojnë gjendjen emocionale

Mos u përpiqni t’i fshihni emocionet, gjithsesi gjuha e trupit do t’ju nxjerrë zbuluar.

  1. Nëse skuqemi, e kemi të pamundur të gënjejmë

Këtë shprehi e kemi të pamundur ta shmangim edhe nëse duam. Nëse keni bërë një gabim dhe skuqeni, mos u përpiqni ta justifikoni, shkruan anabel. Lexohet në sy dëshira për ta ndrequr. Kujtoni vetëm që skuqja është një reagim që lidhet me ndershmërinë. Besojini asaj!

Konkurs Pune

Lexo më shumë