Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeni më inteligjent nëse harroni shpesh

NULL NULL
29.11.2024 18:25
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Profesori Blake Richard nga universitetit Scarborough në Ontario, ka analizuar rolin që ka harresa në funksionin kongitiv të trurit.

Studimi i tij më i fundit sa i përket memories, tregon ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë, në fakt harresa e shpeshtë, është një shenjë e inteligjencës në funksionet e trurit.

“Qëllimi i vërtetë i kujtesës, është të ndihmojë në procesin e vendim marrjes. Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të cilat nuk i hynë në punë, në mënyrë që të fokusohet më tepër në kryerjen e vendimeve në botën reale. Kur ju kujtohet vetëm thelbi i një bisede ose i një takimi shoqëror në krahasim me çdo detaj të ndodhur, kjo do të thotë që truri juaj harron detajet, por krijon kujtime të zhveshura thelbësore të cilat janë më të dobishme për vendimmarrjen dhe parashikimin e së ardhmes”,  shprehet Blake.

Qëllimi i kujtesës ,është t’ju bëjë një person inteligjent që mund të marrë vendime duke marrë parasysh rrethanat, dhe një aspekt i rëndësishëm për t’ju ndihmuar ta bëni këtë është harrimi i disa informacioneve të parëndësishme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.