“Jemi të shkatërruar”, Liverpool reagon pas vdekjes së Diogo Jotas NULL NULL 03.07.2025 11:58 03.07.2025 11:58 Diogo Jota Skuadra e Liverpoolit ka bërë një reagim për vdekjen e futbollistit të tyre, Diogo Jota, në një aksident tragjik. Në reagimin e tyre, “The Reds” thotë se ndihen të shkatërruar nga ky rast tragjik. “Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. “Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. “Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 2 days