“Jemi në pyll, po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen se si humbi tre familjarë nga helmimi NULL NULL 09.05.2021 09:46 09.05.2021 09:46 Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e familjarëve të kësaj familje, transmeton Klan Kosova. Sipas tyre, nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë. Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë. Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital. Vëllai i viktimës, tha për gazetaren Haxhiaj se i kishin dërguar një foto ku i kishin treguar se ishin në pyll dhe po mblidhnin kërpudha. “Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 2 minuta më parë
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë