“Jemi në gatishmëri lufte”, shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje (VIDEO) NULL NULL 13.06.2025 09:27 13.06.2025 09:27 Ita Gani Në orët e para të së premtes Izraeli ka sulmuar Iranin. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me 100 dronë. Në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, derisa Irani betohet se shteti izraelit do të vuajë pasojat. Shumë liderë iranianë u vranë po ashtu si pasojë e sulmit izraelit, transmeton Klankosova.tv. Shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani tha për “Ora Shtatë” se situata atje nuk është fare e qetë. “I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte, sepse sulmi i Irani që ne po e presim që ka lëshuar raketa balistike, që janë rreth një orë afër nesh, pra jemi të tronditur. Natyrisht që jemi të përgatitur edhe për këtë sulm”, u shpreh Ita Gani. Ndërsa gazetari Misha Pumo që vepron në shtetin rus, tha se Rusia do ta dënojë veprimin e Izraelit karshi Iranit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.