“Jemi kundër fotografisë së tifozëve shqiptarë me Stankoviqin”, reagon Inter Club Kosova (VIDEO) NULL NULL nga Emanuell Syla 07.02.2023 19:50 nga Emanuell Syla 07.02.2023 19:50 Në atmosferën festive pasi mposhtën Milanin, fotografia e tifozëve të Interit nga Shqipëria me futbollistin serb Dejan Stankoviq, iu prishi qejfin tifozëve kosovarë të këtij klubi. Tifozi zi-kaltër Alban Kurtishi përmendi të kaluarën, për t’iu kujtuar tifozëve shqiptarë të Interit se çfarë nacionaliteti ka Stankoviqi. Në nder të 10 vjetorit të Inter Club Kosova, në ekranin e Giuseppe Meazza të dielën mbrëma, u shfaq fotografia e kësaj tifozërie, aty ku afër 76 mijë tifozë në stadium, panë emrin e Kosovës në derbin Inter – Milan, për të cilën ndeshje nga Kosova udhëtuan mbi 50 veta. Kryetari i Inter Club Kosova ka pranuar një fanellë zyrtare me numrin 10-të, në 10 vjetorin e themelimit. https://youtu.be/BPvoPRJLqR4