Lajmet e fundit

Palestra "Minatori" në Mitrovicë u mbush sot me emocione përpara fillimit të ndeshjes së basketbollit mes KB Trepçës dhe KB Pejës, kur në ambientet e saj jehoi himni kombëtar i flamurit.
Basketbollistët e renditur në fushë, e nderuan me respekt e dinjitet momentin solemn, ndërsa tifozët e pranishëm në tribuna e përcollën himnin në këmbë.
Aktualish po luhet minuta e 9-të e çerekut të parë ku rezultati është 12-17.