Javën tjetër mbahet takimi Kosovë-Serbi për finalizimin e marrëveshjes së targave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Javën tjetër mbahet takimi Kosovë-Serbi për finalizimin e marrëveshjes së targave

NULL NULL
3 months më parë

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbisë për finalizimin e marrëveshjes për targat e automjeteve do të takohen të enjten e ardhshme në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Kosovës, Besnik Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian

“Të enjten e ardhshme kanë takim Grupi punues i Kosovës dhe Serbisë, për me mundua me finalizua marrëveshjen për targat. Ne shpresojmë që do të ketë qasje konstruktive nga dy palët që kishte me çar deri te një zgjidhje dhe takimi tjetër mbahet më 20 prill, ndërsa me 21 prill duhet me dalë raporti final se a kemi zgjidhje apo nuk kemi. Pala jonë është duke negociuar në mirë besim, me idenë që të arrihet një zgjidhje finale që avancon situatën e tanishme në një zgjidhje permanente dhe sipas standardeve më të mira të praktikave të Bashkimit Evropian”, theksoi Bislimi.

Më 21 shtator 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Për këtë vendim pati protesta e ngritje barrikadash në veri të Kosovës, në afërsi të dy pikë kalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./KP