Javën e ardhshme nis “Festivali i Frankofonisë” NULL NULL 14.03.2025 13:51 14.03.2025 13:51 Në teatrin Oda në Prishtinë, të premten e 21 marsit, nga ora 19:00 nis Java e Frankofonisë e cila mbahet në datat 21-28 mars 2025. Ky festival fillon në Prishtinë dhe vazhdon në kryeqendrën e Frankofonisë në Gjakovë. Edicioni i 25-të i këtij festivali, do të jetë i mbushur me ngjarje kulturore ku përgjatë një jave do të ketë vallëzim, teatër, muzikë, film, gastronomi dhe shumë surpriza të tjera. Me moton “Atmospheres”, nata e hapjes së Frankofonisë, do të festohet me gjuhën dhe kulturën franceze me muzikë dhe vallëzim, duke sjellë kështu energjinë dhe shpirtin e botës frankofone. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt” shfaqja mysafire në Teatrin Kombëtar 1 orë më parë
Kosova “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë 5 orë më parë