Java nis me shi NULL NULL 27.01.2020 07:24 27.01.2020 07:24 Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shi pritet të ketë të hënën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera do të jenë me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. IHMK njofton se këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve. Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike. Temperaturat minimale dhe maksimale, për ditën e sotme, në qendrat kryesore të Kosovës: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 31 minuta më parë