Java e shpërndarjes së Kuvendit (VIDEO) NULL NULL 19.08.2019 20:08 19.08.2019 20:08 Ashtu siç edhe jenë deklaruar partitë parlamentare, ashtu pritet edhe të votojnë të enjten në seancën e jashtëzakonshme, e thirrur nga 93 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit. Para shpërndarjes, deputetët do ta kenë në rend dite votimin me 2/3 për fondet e Instrumentit të para-anëtarësimit. E pas shpërndarjes së Legjislativit, ligjërisht Presidenti obligohet që t’i thërrasë të gjitha subjektet politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen brenda 45 dite. Në këto rrethana datat e mundshme janë 29 shtatori dhe 6 tetori. Kronikë e përgatitur nga gazetari Enis Reçica. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 48 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë