Lajmet e fundit

Java e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll mbyllet sot me ndeshjen Bashkimi-Ylli.
Loja zhvillohet në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren me fillim nga ora 17:00.
Përballja transmetohet ekskluzivisht në platformen më të madhe televizive në vend, Artmotion, në kanalin Sport 2.
Derisa mbrëmë, Trepça fitoi si mysafire e Rahovecit me rezultat 106:101, kurse Bora e mposhti Vëllaznimin me rezultat 90 me 67.
Superderbi mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, nuk u zhvillua fare dhe u regjistrua me rezultat zyrtar 0:20 në favor të ekipit pejan, pasi skuadra nga kryeqyteti nuk ka arritur t'i kryejë obligimet financiare dhe t'i regjistrohet lojtarët për javën e parë./ Klankosova.tv.