Java e parë e Superligës në basketboll, Urim Zenelaj zgjidhet lojtari më i mirë NULL NULL 16.09.2024 16:08 16.09.2024 16:08 Urim Zenelaj, foto nga Federata e Basketbollit të Kosovës Në fundjavë filloi edicioni i ri i ProCredit Superliga në basketbollin kosovar. E sipas Federatës së Basketbollit, Proton Cable Prizreni fitoi ndaj Sigal Prishtinës (100:88), ku qendra Urim Zenelaj ishte më i miri në parket me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë e 12 kërcime. Ai shtoi katër asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada. Po ashtu, KBF-ja ka radhitur Top 5 basketbollistët e javës: Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 15 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi; Jawachi Nzeakor (Sigal Prishtina) 29 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi; Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi; Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi; Shamarkus Kennedy (Bora) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.