Java e dytë e Superligës starton me Drita-Llapi dhe Ulpiana-Malisheva

Java e dytë e Superligës starton me Drita-Llapi dhe Ulpiana-Malisheva

NULL NULL
2 months më parë

Java e dytë e Superligës së Kosovës në Futboll fillon sot me dy ndeshje. Llapi udhëton te Drita, kurse Ulpiana pret Malishevën.

Të dy këto ndeshje startojnë me fillim nga ora 17:00.

Kujtojmë se në xhiron e parë, Ulpiana barazoi kundër kampionit të Superkupës së Kosovës, Llapin dhe Malisheva barazoi kundër kampionit të Superligës, Prishtinën.

Vetëm Drita menaxhoi të dilte nga java e parë me tre pikë, ku fitoren e gjeti në shtëpi kundër Feronikelit, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, nesër do të ndeshet Prishtina kundër Ballkanit dhe Feronikeli kundër Gjilanit me fillim nga ora 17:00.

Ndërsa ndeshja e fundit e javës së dytë do të jetë në mes të Dukagjinit dhe Drenicës.

Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në ArtMotion.