Java e dytë e gushtit me shi e breshër NULL NULL 07.08.2022 16:03 07.08.2022 16:03 Mot jo stabil pritet në javën e dytë të gushtit. Sipas Prishtina Weather do të ketë rrebeshe e bubullima, derisa vende-vende ditën e martë pritet edhe stuhi shiu me breshër. Temperaturat priten të shënojnë rënie edhe nën vlera normale. Minimalet pritet të luhaten ndërmjet 15 – 17 gradë, e maksimalet deri në 32 gradë ditën e hënë, ndërkaq ditën e mërkurë dhe të enjte pritet të zbresin deri në 25 – 26 gradë. Më poshtë e gjeni motin për pesë ditët e ardhshme: 8.08 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite vranësira kalimtare, përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu. 9.08 – Jo aq nxehtë. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe stuhi shiu e ere, lokalisht edhe mundësi për breshër. 10.08 – Kryesisht me vranësira, orëve të pasdites vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. 11.08 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. 12.08 – Kryesisht me vranësira, pasdite edhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Temperaturat gradualisht në rënie, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 1 day