14:42, 12 Prill 2019

Në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, u mbajt java e Bibliotekave të Kosovës, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe që ka për qëllim afirmimin e punës së bibliotekave si institucione të librit dhe ofrimin e tyre sa më afër lexuesve.
Të pranishëm gjatë këti aktiviteti ishin shumë zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës, drejtorë të Bibliotekave, ligjërues nga SHBA, Shqipëria, përfaqësues të ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe mysafirë të tjerë.

Me këtë rast u diskutuan çështje shumë me rëndësi të cilat kishin të bëjnë kryesisht me ruajtjen e materialit bibliotekar, zhvillimin e koleksioneve dhe ruajtja e tyre.

Po ashtu në këtë ditë, në Bibliotekën Ndërkomunale “Latif Berisha” u mbajt edhe një ekspozitë e librit nga fondet e kësaj biblioteke me këtë rast u ekspozuan me lektyra të ndryshme shkollore.

Të pranishmit vizituan edhe Muzeun e qytetit të Mitrovicës si dhe morën pjesë në hapjen e SHFMU”Musa Hoti “në qytetin e Mitrovicës./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë