Java e ardhshme përcaktuese për të ardhmen e Hazard - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e ardhshme përcaktuese për të ardhmen e Hazard

NULL NULL
nga Shpend Spahija 07.03.2023 09:51

Gjatë javës së ardhshme do të zhvillohen bisedimet në mes të përfaqësuesve të Eden Hazard dhe Real Madrid, sipas mediumeve në Spanjë.

Nëse ka një ofertë tërheqëse për belgun, ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë kësaj vere, derisa kontrata i skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

32 vjeçari paraqitjen e fundit në “La Liga” e kishte më 11 shtator të vitit të kaluar kundër Mallorca dhe që nga ajo kohë përveç në tri takime që ka munguar për shkak të lëndimeve,  16 të tjera nuk është inkuadruar fare në lojë nga trajneri Carlo Ancelotti.