Java e 31-të të Superligës: Dy ndeshje të forta luhen sot NULL NULL 30.04.2026 10:50 30.04.2026 10:50 Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 31-të të Superligës. Drenica e pret Ballkanin, në një përballje e cila pritet të jetë goxha e fortë. Kjo lojë zhvillohet nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të Artmotion. Kurse ndeshja tjetër është ajo mes Ferizajt dhe Dukagjinit, e cila luhet në të njëjtin termin dhe transmetohet në Sport 2.