“Jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejt”, Trumpi flet me Netanyahun NULL NULL 24.06.2025 14:12 24.06.2025 14:12 Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të martën në mëngjes dhe ishte “jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejt”, tha një burim nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me atë që do të duhej të ndodhte për të ruajtur armëpushimin. Ky burim tha se Netanyahu e kuptoi ashpërsinë e situatës dhe shqetësimet e Trumpit, transmeton Klankosova.tv. Trump, i cili ishte i gëzuar dje në mbrëmje kur njoftoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, qëndroi zgjuar deri natën duke parë transmetimin ndërsa ai ishte gati të hynte në fuqi. Por, ai u nervozua gjithnjë e më shumë kur besoi se të dy vendet po e shkelnin marrëveshjen, thanë disa burime për CNN, nervozizëm që u shfaq plotësisht ndërsa ai u nis për në udhëtimin e tij në samitin e NATO-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pse është Dejona Mihali personi më i fuqishëm i LVV-së? Sejdiu: Janë në funksion të Albinit (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova “Vdekje e dhunshme”- Si e kishte ndryshuar Kurti deklaratën për rastin e Astrit Deharit? (VIDEO) 11 minuta më parë