Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jashari i Dritës: Nesër ndeshje vendimtare, më të motivuar se kurrë

NULL NULL
06.05.2023 19:04

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis në një konferencë për shtyp ka folur për përballjen e nesërme me Ballkanin, në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Vavalis në lidhje me epërsinë që kanë në tabelë ndaj Ballkanit, tha se nuk do e mendojnë nesër.

“Besoj se nesër do të jemi në nivelin e duhur për këtë ndeshje dhe nuk do mendojmë për faktin që jemi tri pikë para tyre. Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen që na kanë dhënë kundër Llapit dhe patjetër shpresoj që do të na mbështesin edhe nesër në numër sa më të madh, pavarësisht që ne nuk e kemi stadiumin që mund t’i zë të gjithë”, ka thënë trajneri ynë Vavalis.

Ndërsa, futbollisti Muharrem Jashari tha se ndonëse është ndeshje e vështirë janë shumë të motivuar për ta fituar atë.

“Kemi marr një fitore të rëndësishme kundër Llapit dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen që na pret. Dihet rrugëtimi jonë çfarë qëllimi, pas fitores ndaj Llapit jemi shumë të motivuar. Nesër mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni. Me organizimin që ka Drita, tifozët që kemi ne dhe formën e lojtarëve duhet ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, theksoi Jashari.

Ndërkohë, Vavalis njoftoi se nesër me shumë gjasë do të mungojë Almir Ajzeraj, ndërsa grupi tjetër është i gatshëm për lojë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.