Jashari i dorëzon detyrën Qelajt NULL NULL 29.09.2020 12:05 29.09.2020 12:05 Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari derisa e ka uruar Qelajn për detyrën e re në krye të institucionit të Avokatit të Popullit tha se për këto vite sa ka shërbyer si Avokat i Popullit kanë arritur që këtë institucion ta rendisin si institucionin më të besueshëm jo vetëm në vend por edhe rajon. Kurse, Avokati i sapo zgjedhur i Popullit, Naim Qelaj tha se do vazhdojë punën dhe projektet që kanë nisur në këtë institucion. Ai tha se prioritet i tij do jetë trajtimi i sfidave që ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Të hënën, Kuvendi i Kosovës, nga 93 deputetë sa votuan gjithsej, Qelaj mori besimin e 69 prej tyre, duke u zgjedhur kështu Avokat i Popullit./kp *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë