Jasharaj i ankohet kreut të Sindikatave Evropiane të Arsimit rreth qasjes së qeverisë NULL NULL 03.10.2023 11:37 03.10.2023 11:37 Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, është takuar me kryetarin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan. Ai u njoftua nga afër për aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet në shërbim të anëtarësisë, por edhe për sfidat e shumta të kohës duke u fokusuar te qasja e gabueshme e Qeverisë ndaj sindikatave dhe te mungesa e dialogut me fajin e institucioneve qendrore të Kosovës. “Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga kryetari Flanagan që të ngrit në organet e Unionit, që përfaqëson 11 milionë anëtarë, por edhe në institucione të tjera shqetësimin se Qeveria e Kosovës duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e opinionit me rrjedhën e dialogut me Serbinë, po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zërit sindikal duke mos ndalur goditjet ndaj sindikatave dhe duke mohuar dialogun me to”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut përcjell Klankosova.tv Flanagan e ka përgëzuar Sindikatën e Bashkuar për angazhimet dhe është shprehur se ka shumë informacione edhe për sfidat. “Flanagan ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Unionit që përfaqëson për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut dhe ka siguruar përfaqësuesit e SBASHK-ut se këto shqetësime do t’I prezantojë edhe në takimet e organeve të ETUCE-s në Bruksel, por edhe në institucionet ndërkombëtare që merren me dialogun social”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë