Japonia rindez reaktorin e parë bërthamor që pas Fukushimës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japonia rindez reaktorin e parë bërthamor që pas Fukushimës

NULL NULL
11/08/2015

Japonia ka rifilluar reaktorin e parë bërthamor sipas rregullave të reja të sigurisë pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.

Operatorët energjetikë japonezë kanë kërkuar që të rindizen 25 reaktorë, pavarësisht kundërshtimit të madh që vjen nga opinioni publik.

Reaktori numër 1 në Sendai ka filluar të operojë në orën 10:30 me kohën lokale, ndërsa pritet që të fillojë me prodhimin e energjisë të premten. Puna me kapacitete të plota pritet të fillojë muajin e ardhshëm.

Kryeministri Shinzo Abe u shpreh të hënën se qeveria kishte vendosur për të rindezur reaktorët, pasi ishin kaluar të gjitha testet e sigurisë. Ai ka garantuar qytetarët se siguria e tyre është vendosur para çdo interesi tjetër.

Atje ka ende një shqetësim publik për rikthimin në funksion të energjisë nukleare.

Protestat janë duke u zhvilluar jashtë centralit Sandai dhe afër rezidencës së kryeministrit Shinzo Abe në Tokio.