Japonia me plan për të lëshuar ujë radioaktiv në det - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japonia me plan për të lëshuar ujë radioaktiv në det

NULL NULL
13.01.2023 08:59

Japonia thotë se do të lirojë mbi një milion ton ujë në det këtë vit nga centrali i shkatërruar nuklear Fukushima.

Pas trajtimit të niveleve të grimcave radioaktive, ato përputhen me standardin kombëtar, thonë operatorët.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) thotë se ky propozin është i sigurtë, mirëpo shtetet fqinje kanë shprehur shqetësim.

Aksidenti i vitit në Fukushima në vitin 2011 ka qenë më i keqi qysh nga Chernobyl.

Dekomisionimi i tij veçse ka filluar dhe mund të zgjasë deri katër dekada, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Ne presim që koha e lëshimit të jetë diku gjatë kësaj pranvere ose verës”, tha sekretari kryesor i kabinetit,  Hirokazu Matsuno të premten, duke shtuar se qeveria do të presë për një “raport gjithëpërfshirës” nga IAEA përpara lëshimit.

Çdo ditë, centrali prodhon 100 metra kub ujë të ndotur, i cili është një përzierje e ujërave nëntokësore, detit dhe ujit që përdoret për të mbajtur reaktorët të freskët. Më pas filtrohet dhe ruhet në depozita.