Japonia do të dërgojë një avion ushtarak për t’i evakuuar qytetarët e vet nga Sudani NULL NULL 19.04.2023 09:09 19.04.2023 09:09 Japonia po planifikon të dërgojë një avion ushtarak për të evakuuar qytetarët e vet nga Sudani në mes të luftimeve vdekjeprurëse. Zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno tha se që nga e mërkura, kishte 60 shtetas japonezë të bllokuar në Sudan. Ai tha se qeveria do të bëjë “maksimumin e saj për të garantuar sigurinë e banorëve japonezë në Sudan, duke përfshirë sigurinë dhe evakuimin e shtetasve japonezë, në bashkëpunim të ngushtë me G7 dhe vendet e tjera të mëdha”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Rreth 200 njerëz janë vrarë në dhunën e vazhdueshme midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023