14:19, 10 Prill 2020

Një mundës i sumos është bërë anëtari i parë i sportit antik që ka dalë pozitiv me koronavirus në Japoni.

Mundësi i rangut të ulët u diagnostikua pasi pati ethe javën e kaluar, tha shoqata e sumos në këtë vend, raporton BBC, transmeton Klan Kosova

Më shumë se 100 njerëz me koronavirus kanë vdekur në Japoni deri më tani, sipas transmetuesit shtetëror NHK.

Edhe pse ky numër është shumë më i ulët se në shumë vende fqinje, qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë rajone pas një rritje të numrit të rasteve, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë