Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Januzajt i kërkohet që të punojë më shumë

NULL NULL
15.12.2015 16:35
Shefi i skuadrës nga Signal Iduna Park ka kërkuar nga përfaqësuesi i Belgjikës që të punojë më shumë.

Michael Zorc ka kërkuar nga Adnan Januzaj që të angazhohet më shumë.

Përfaqësuesi i Belgjikës nuk po mundet të gjejë hapësirë tek gjigandi gjerman, tek i cili kaloi nga Manchester Unitedi.

Ka pasur spekulime të ndryshme lidhur me këtë fakt, por trajneri i skuadrës ka kërkuar që mesfushori të punëojë më shumë nëse do më shumë minuta lojë.

“Januzaj duhet të punojë në mënyrë që të konkurrojë me Marco Reus, Shinji Kagawa, Henrikh Mykhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang”.

“Ekipi luan jashtëzakonisht shumë mirë, për fat të keq të Januzajt. Por në këtë kohë nuk ka ndonjë arsye për të ndryshuar”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.