Januzaj në Everton? NULL NULL 29.04.2015 16:46 29.04.2015 16:46 WEST BROMWICH, ENGLAND - OCTOBER 20: Adnan Januzaj of Manchester United in action during the Barclays Premier League match between West Bromwich Albion and Manchester United at The Hawthorns on October 20, 2014 in West Bromwich, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester United në merkaton e verës, njoftojnë të mërkurën mediet në ishull. Mesfushori i talentuar nuk ka gjetur hapësirën e duhur në këtë edicion nën drejtimin e trajnerit Luis Van Gaal dhe në verë ai pritet të huazohet te një skuadër tjetër e Premier League. Sipas The Sun, Januzaj do të huazohet në skuadrën e Evertonit. Sigurisht një transferim në klub më të vogël do të ndikojë që Januzaj të këtë më shumë hapësirë në formacionin e parë dhe të fitojë përvojë edhe më të madhe. Siç dihet anësori shqiptar është pjesë e reprezentacionit të Belgjikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA gjobit Mbappen dhe dy lojtarë të Real Madridit me gjithsej 90 mijë euro 7 minuta më parë