Januzaj mund të shkëmbehet NULL NULL 03.05.2015 14:30 03.05.2015 14:30 Adnan Januzaj mund të përfshihet në shkëmbim me futbollistin e PSV-së, Memphis Depay. Sipas mediave në ishull, klubi nga “Old Traffordi” është i gatshëm t’ia ofrojë PSV-së, 25 milionë euro, plus anësorin shqiptar, për Depay. Drejtori sportiv i PSV-së, Eindhoven, Marcel Brands ka konfirmuar interesimin për transferimin e reprezentuesit shqiptar të Belgjikës, por sipas tij, PSV synon ta këtë Januzajn në skuadër në formë huazimi. Brands mendon se transferimi i talentit shqiptar do të ishte një përforcim i madh i skuadrës holandeze për sezonin e ardhshëm në Champions League. “Nëse një lojtar të tillë si Adnan Januzaj do të pranonte të vijë dhe luajë futboll në Champions League, atëherë shansi është më i madh për të bërë një veprim të përkohshëm”, tha Brands. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days