Jannik Sinner pezullohet nga tenisi për tre muaj, doli pozitiv në testin e dopingut NULL NULL 15.02.2025 11:13 15.02.2025 11:13 Numri një i botës, Jannik Sinner është pezulluar nga tenisi pasi doli pozitiv në testin e dopingut. 23-vjeçari italian, i cili muajin e kaluar fitoi Australian Open, është i pezulluar nga 9 shkurti deri më 4 maj. Ai do të ketë të drejtë të luajë në garën e ardhshme të Grand Slam të vitit, French Open, i cili fillon më 19 maj, transmeton Klankosova.tv Në një deklaratë të shtunën, Wada, thotë se pranon shpjegimin e tij se ai ishte kontaminuar pa dashje me substancën e ndaluar clostebol nga fizioterapisti i tij. Trupi pranon se kampioni i trefishtë i Grand Slam “nuk kishte ndërmend të mashtronte”, se ilaçi “nuk dha asnjë përfitim për rritjen e performancës” dhe kjo ndodhi “pa dijeninë e tij si rezultat i neglizhencës së anëtarëve të rrethit të tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Rrahmani: Kisha presion nga Napoli të mos luaja për Kosovën, por nuk e dëgjova (VIDEO) 20/03/2025