Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jankullovska pa detaje për gjendjen e civilëve

NULL NULL
10.05.2015 12:10
Pesë policë të vrarë dhe mbi 30 të plagosur është bilanci i fundit zyrtar nga aksioni policor në Kumanovë. Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nga institucionet nëse në “Lagjen e trimave”, ka edhe viktima civilë.

Pesë policë të vrarë dhe mbi 30 të plagosur është bilanci i fundit zyrtar nga aksioni policor në Kumanovë. Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nga institucionet nëse në “Lagjen e trimave”, ka edhe viktima civilë. Këto të dhëna i njoftoi ministrja e brendshme Gordana Jankulovska mbrëmë, një orë e gjysmë para mesnatës. Të paktën deri në atë moment, policia nuk njoftoi edhe sa të vdekur ka në mesin e grupit të armatosur që MPB-ja ka tentuar të asgjësojë edhe pse u tha se ka shumë të tillë në mesin e tyre. Janë ndaluar më shumë se 20 prej tyre. Qëllimi i tyre ishte për të sulmuar institucionet strategjike, por deri në atë moment Jankullovska nuk deshi t’i zbulojë motivet.

“Sipas informatave operative që i kemi pasur, ata deshën të përdorin momentin në të cilin është shteti dhe kanë pasur për qëllim që të organizojnë sulme ndaj institucioneve shtetërore … Në këtë fazë nuk do të spekuloja për motivet, por duhet të kryhen marrjet në pyetje ndaj të arrestuarve”, deklaroi Jankullovska.

Për të paraburgosurit e grupit të armatosur, Jankullovska tha se ishin nga Maqedonia dhe nga një vend fqinj. Megjithatë ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se nga cili vend fqinj janë, nëse kishin dhe çfarë uniforme apo shenjash kanë pasur, si dhe sa ka qenë numri i tyre. Nuk thuhet nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup nga Gushinca. Këto përgjigje ajo i paralajmëroi pas marrjes në pyetje të të dorëzuarve.

“Ata u kapën, u fotografuan dhe u dokumentuan teksa i braktisin objektet dhe janë transferuar për faza të tjera të procesit. Në periudhën e ardhshme, me ta do të zhvillohen marrje në pyetje, dhe aty do të përcaktojmë përfshirjen e tyre në ngjarje”.

Jankullovska sqaroi se është arrestuar edhe një grup prej rreth 30 njerëzish, i përbërë nga burra, gra dhe fëmijë. Policia supozon se janë civilë, por do të kontrollojë nëse ndonjëri prej tyre ka ndonjë lidhje me grupin. Në pyetjen e gazetarëve nëse është e mundur që fëmijët të ndihmojnë të sulmuesit e armatosur, Jankullovska tha se është nxjerrë nga konteksti.
Ministrja u përball me një numër pyetjesh që dolën gjatë aksionit si dhe mbi numrin e viktimave.

G-Pra, 16 orë përmendët se kanë treguar rezistencë të ashpër. Më parë theksuat se keni pasur informacion se ata po veprojnë atje. 16 orë sipas logjikës do të thotë se kanë bërë rezistencë pra kanë pasur armatim të madh. Keni informacione, prej ku ka ardhur aty ato armë?

G.J: “Ne kishim informacion paraprak që kanë armë, por nuk kishim informacion të saktë mbi sasinë. Dhe praktikisht nga ora 05:00 e mëngjesit deri në këtë moment ka të shtëna.”

G:-Para disa ditësh në konferencën në qeveri, kur ju pyetëm nëse qytetarët e Maqedonisë janë të sigurt, ju thatë po, se po merrni masa për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Maqedoni. Pas tri ditësh ndodhi kjo,. Cila është përgjegjësia juaj këtu?

G.J “Në këtë moment, nuk kemi asnjë informacion se ka viktima civilë. Lidhur me veprimet e forcave të sigurisë, atëherë dhe tani unë përsëris se në qoftë se përballemi me kërcënime, do t’iu përgjigjemi në mënyrë proporcionale dhe në mënyrë adekuate, ashtu sikurse ndodhi edhe në të vërtetë”

G -A ndjeni përgjegjësi?
G.J: -. “Shikoni në këto momente është lehtë njeriu është t’i shmanget përgjegjësisë, në vend që të ballafaqohet me situatën dhe të punojë me përkushtim për zbardhjen e plotë të saj”

G- Bëhet fjalë për një aksion të planifikuar me shtab etj. Aksioni megjithatë është kryer në një mjedis urban. Terreni i vështirë, prandaj ndoshta kemi një numër të madh të viktimave. Ai ishte e nevojshme të kryhet në atë vend dhe në ato kushte. A ishte patjetër tani, kishte mundësi edhe më herët.

G.j”Aksioni ishte i planifikuar, mirë i përgatitur dhe shumë mirë i menaxhuar. Për fat të keq nuk kishte mundësi për anulimit e tij ose kryerjen e tij në një interval tjetër kohor. ”

G- Thoni ishte mirë i planifikuar, keni pasur informacione të mira. Përgjegjësia e kujt është për këto viktima?

G.J: “Bëhej fjalë për aksion shumë të vështirë. Lirisht mund të them se forcat e sigurisë nuk janë përballur kurrë me aksion më serioz.”

Gjatë fjalës së saj Jankullovska iu bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe përmbajtje. Që në fillim të fjalimit të saj, ajo shprehu ngushëllimet për familjet e të vdekurve dhe i mbështeti policët e plagosur. Ajo falënderoi të gjithë pjesëtarët e forcave speciale që kanë treguar solidaritet të barabartë.  Alsat-M

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.