0:13, 30 Maj 2020

Kryesuesja e bordit të përkohshëm në KEK, Rrezarta Pllana, ka thënë se është e shokuar nga keqmenaxhimi i kësaj korporate, ku sipas saj, janë mbi 1000 vende pune të paplotësuara.

Në një lidhje direkte në edicionin Special në Klan Kosova, Pllana ka theksuar se në KEK momentalisht ka një mungesë të madhe të punëtorëve dhe ka të tillë që operojnë në moshë të vjetër.

Ajo po ashtu ka shtuar se ekziston rreziku i shpenzimeve prej mbi pesë milionë eurosh për konteste gjyqësore me punëtorët e saj dhe angazhime të kompanive private.

Ajo ka theksuar nevojitet një strategji rreth asaj se si duhet qasur problematikave në këtë korporatë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Bordi i përkohshëm i KEK-ut: Të shokuar nga keqmenaxhimi i kësaj korporate

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë